Roleta fasaduese apo të fshehura

Sistemet e fasadës SP dhe SP-E janë të destinuara kryesisht për ndërtesa të reja, por edhe për rinovim. Është e rëndësishme të planifikohet përdorimi i kësaj lloj rolete, si dhe instalimi i saj, në fazën e projektimit të ndërtesës, gjë që lejon që vlerat e saj funksionale të përdoren në mënyrë më efektive. Sistemet SP dhe SP-E ofrojnë izolim të shkëlqyeshëm termik dhe akustik, pasi nuk ndikojnë tek dritaret, dyerve pra nuk kan ndikim në balancimin e energjisë. Përveç kësaj, këto produkte përshtaten në mënyrë të përkryer në fasadën e ndërtesës, duke u bërë pjesë përbërëse e saj. Pjesa e përparme e kutisë siguron gjithashtu një bazë për çdo material përfundimtar (p.sh. suvatimi), falë të cilit kutia mbetet një element i padukshëm i fasadës së ndërtesës. Elementet e konstruksionit, d.m.th., kapaku i ndërhyrjes apo mirëmbajtjes mund të përshtaten me ngjyrën e dritareve.

Sistemet SP dhe SP-E janë zhvilluar për të siguruar mbrojtje kundër humbjes së nxehtësisë dhe në të njëjtën kohë ti japin një përfundim estetik të fasadës. Mbi të gjitha, nëse montimi i roletës është i saktë i lejon të gjithëve të përdorin një dritare që plotëson kërkesat e Institutit të Ndërtimit Pasiv, ku koeficienti i transferimit të nxehtësisë Uw i dritares është më pak se 0,80 W/(m²K) ndërsa koeficienti Ug i xhamit nuk e kalon nivelin 0,70 W / (m²K).

Ngjyrat e disponueshme

01 - Argent
02 - Blanc
03 - Gris
05 - Beige
08 - Brun Foncé
09 - Brun
31 - Gris Claire
23 - Gris Anthracite
28 - Noyer
30 - Chêne Doré
26 - Acajou
07 - Bois Claire

Shih gjithashtu

Fletë aluminiumi PA 39

Fletë aluminiumi PA 45

Roltat e jashtme per rinovim

Roleta mbi dritare apo monoblock